Suedia siguron pjesëmarrjen në Euro 2015 në Maqedoni

Në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në praninë e afro 200 shikuesve, janë zhvillua dy takimet e ditës së dytë të vlefshme për kualifikimet e grupit të 6-të U-17 në hendboll për Kampionatin Evropian 2015 që mbahet ne Maqedoni nga 13-23 gusht 2015. Në takimin e parë Suedia ka shënuar fitore bindëse ndaj Austrisë 24:18, kurse në ndeshjen e dytë, Sllovakia ka shënuar fitoore të thellë 46:13.

 

Në ndeshjen e parë të ditës së dutë Kualifikuese  për Kampionatin Evropian 2015 U-17 për femra, Përfaqësuesja e Suedisë ka shënuar fitore ndaj Austrisë me rezultat 24:18. Suedezet edhe në ndeshjen e dytë  dëshmuan se janë përfaqësuesja më e mirë në këto gara kualifikuese në Prishtinë. Me lojë të  shkëlqyer , mbrojtje të ngjeshur, por edhe aksione të ndërtuara mirë shënuan fitore të merituar kundër Austrisë me 6 gola epërsi 24:18. Me këtë fitore ato janë Përfaqësuesja e parë që ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Maqedoni gjaë këtij viti.Kurse përfaqësuesja e dytë do të caktohet nag dueli I drejtpërdrejtë që zhvillohet të dielën, më 22 mars ndërmjet Sllovakisë dhe Austrisë.Në radhët e Përfaqësueses së Suedisë më të dalluarat ishin:  Suedia: Hannah Flodman  me 7 gola, Kristin Thorleifsdottir 4 gola, kurse për Austrinë u dalluan,Ines Ivancok 7 gola dhe Ena Trupina 5 gola.

 

Austria – Kosova

Në takimin e dytë në të ditës së dytë të garave kualifikuese për Kampionatin Evropian U-17 për femra, Sllovakia  ka shënuar fitore të thellë ndaj Kosovës me rezuinltat 46:13. Ekipi Sllovak ishte shumë i disponuar për lojë, 33 gola epërsi është fitorja e tyre ndaj përfaqësueeses së Kosovës. Në ekipin e Sllovakisë  me lojë të mirë dhe efikase u dalluan: Martina  Popovcova 8, Vanessa Raffasederova dhe Natalia Nemethova nga 7 gola, kurse në Përfaqësuesen e Kosovës, Florentina Prelvukaj shëoi 6 gola,kurse Erza Osmanaj 3. Ditën e fundit, Përfaqësuesen e Kosovës e pret Suedia e cila do të ketë një stërvitje të lehtë dhe pritet fitore e thellë e tyre.