Suedia publikon listën për ndeshjet e muajit tetor

Zlatan Ibrahimovic është i përfshirë në listën e Suedisë për ndeshjet e muajit tetor. Janne Anderson ka përfshirë edhe sulmuesin e Milanit për ndeshjen me Kosovën në kuadër të eliminatorëve për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Suedia në muajin tetor do të luaj dy ndeshje dhe që të dyja do t’i zhvilloj në shtëpi me saktësisht në stadiumin “Solna Arena”, ku me 9 tetor do të luaj ndaj Kosovës, ndërsa tri ditë me vonë ndaj Greqisë.

Ibrahimovic është rikthyer në përfaqësuesen suedeze, pasi që nga muaji mars nuk ishte paraqitur shkak një lëndimi. Por, sulmuesi në fakt me Kosovën është ndeshur në Prishtinë, ndeshje kjo e fituar nga suedezët me rezultat prej 3:0.

Everton shfaq interesim për dyshen e Real Madridit

Statistikat e klubeve pas xhiros së tretë të Art Motion Superligës