Suedia mbizotëruese, Kosova e pa fuqishme

Në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në praninë e afro 300 shikuesve, janë zhvillua dy ndeshjet e para të vlefshme për kualifikimet e grupit të 6-të U-17 në hendboll për Kampionatin Evropian 2015 që mbahet ne Maqedoni nga 13-23 gusht 2015. Në takimin e parë Suedia ka shënuar fitore bindëse ndaj Sllovakisë 30:16, kurse në ndeshjen e dytë, Austria shënoi fitore ndaj Kosovës 33:14.

 

Në ndeshjen e parë të Kualifikuese  për Kampionatin Evropian 2015 U-17 për femra, Përfaqësuesja e Suedisë ka shënuar fitore bindëse ndaj Sllovakisë me rezultat 30:16. Suedezet treguan lojë të shkëlqyer dhe janë përfaqësuesja që la përshtypje tejet të mirë në garat e ditës së parë.  Në radhët e Përfaqësueses së Suedisë më të dalluarat ishin: Kristin Thorleifsdottir me 7 gola, Thea Stankiewicz dhe Hannah Flodaman me nga 5 gola, ndërkaq në ekipin e Sllovakisë u dallua Katarina Kostelna me 5 gola.

 

Ekipin e Austrisë me lojë të mirë dhe efikase u dalluan: Ines Ivancok  8 gola, Lena Mittendorfer 5 dhe Matea Baric 4 gola, në Përfësuesen e Kosovës, Pranvera Ferataj, Vera Huruglica dhe Elza Osmanaj shenuan nga 3 gola.

Rezultatet

Suedia-Sllovakia         30:16 (12:9)

Austria – Kosova         33:14 (16:6)

 

E shtunë, 21 mars 2015

Suedia-Austria 21.03.2015 /15:00/

Sllovakia-Kosova 21.03.2015 /17:00/

 

E diel, 22 mars 2015

Sllovakia-Austria 22.03.2015 /11:00/

Kosova -Suedia 22.03.2015 /13:00/