Suedi – Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Suedisë dhe ajo e Kosovës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”, në kuadër të Grupit B.

Dardanët kanë udhëtuar drejt Stokholmit, ku do të ndeshen me skandinavët në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Friends Arena” nga ora 18:00.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes kërkon rezultat pozitiv nga ky udhëtim, pas ndeshjeve pozitive në muajin shtator.

Në anën tjetër, edhe ekipi i Janne Andersen kërkon vetëm fitoren pasi synimi i tyre është kualifikimi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me ekipet më të mira të mundshme.

Formacionet zyrtare

Suedia: Olsen, Krafth, Danielson, Nilsson, Augustinsson; Claersson, Olsson, Ekdal; Forsberg, Kulusevski, Isak.

KosovaMuric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Bytyqi, Loshaj, Dresevic, Rashani; Rashica, Muriqi

Rezultat i papritur, shënohet plot 11 gola në ndeshjen e Ligës së Dytë!

Ka përfunduar me këtë rezultat miqësorja Vllaznia – Gjilani