Suedi 3-0 Kosovë, notat e lojtarëve: Aro Muric më i vlerësuari, notë katastrofale për Vojvodën

Kombëtarja e Suedisë e ka mposhtur Kosovën me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Grupit B për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dardanët janë mposhtur me lehtësi nga skandinavët në një ndeshje të dominuar plotësisht nga vendasit.

Golat në këtë fitore të Suedisë u shënuan nga Emil Forsberg (29’), Aleksander Isak (62’) dhe Robin Quaison (79’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi Isak, i cili pas golit të shënuar dhe paraqitjet pozitive u notua me 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvoda që u vlerësua me notë 5.9.

Nota më e lartë te Kosova shkoi për portierin Aro Muric i cili bëri disa pritje të jashtëzakonshme, duke konfirmuar se meriton vendin e titullarit te Dardanët. /Gazeta Olle/

Kosova pëson humbje nga Suedia në ‘Friends Arena’

Rrahmani: Ndodhën dy episode që vendosën ndeshjen, nuk i konkretizuam rastet që patëm