Suchoparek i Çekisë U21: Ndaj Kosovës U21 nevojitet përqendrim

Përzgjedhësi i Përfaqësueses U-21 të Çekisë, Jan Suchoparek , ka vlerësuar lart potencialin e Shpresave të Kosovës.

Ai në një intervistë për “sport.cz” ka thënë se ndaj Kosovës nevojitet përqendrim maksimal. Kosova e pret të enjten në Prishtinë Çekinë, në ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vitit 2023.

“Kosova është një ekip shumë mirë i organizuar me lojtarë të mirë individualë që mund ta shfrytëzojnë çdo gabim të kundërshtarit për të shënuar gol. Mund të jenë shumë të rrezikshëm, prandaj nevojitet përqendrim maksimal” .

“Kështu u bëjmë thirrje lojtarëve tanë për kujdes. Por ne besojmë se jemi të gatshëm për t’u përballur me Kosovën”, ka thënë seleksionuesi çek.

Çekia është në vendin e parë të Grupit G me gjashtë pikë, ndërsa “Dardanët” e rinj janë në vendin e pestë me tri pikë në dy ndeshje.

Ronaldo humb papritur personin e dashur të familjes

Kosova U21 nis përgatitjet për Çekinë U21, Challandes i ndjek nga afër stërvitjet