Suarezi zbulon se si e refuzoi Real Madridin

Real Madridi e kishte kërkuar, por ëndrra e tij ishte Barcelonë. Kështu është shprehur sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez.

“Po, kishte interesim nga Reali, por ëndrra ime ishte këtu. Kur dëgjova emrin e klubit që më kërkonte nuk hezitova. Sinqerisht, kurrë nuk e imagjinoja se Barcelona do të më kërkonte”, tha ai në një intervistë për “The Party of 12 Cope”.

Ai nuk komentoi kritikat që po i bëhen Iker Casillasit të Realit.