Suarezi do t’i bashkohet Messit te Inter Miami

Sulmuesi Luis Suarez do të jetë përforcimi më i ri i ekipit amerikan, Inter Miami.

“ESPN” ka njoftuar se Suarez në fillim të vitit të ardhshëm do të transferohet te Miami, ekip me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje. Ai do t’i bashkohet Inter Miamit si lojtar i lirë, pasi ka arritur marrëveshje me Gremion për shkëputjen e kontratës në fund të këtij viti.

Gremio ka konfirmuar largimin e Suarezit, i cili iu bashkua ekipit nga Brazili në janar të këtij viti.

Këtë vit, Suarez ka shënuar 23 gola dhe ka bërë 17 asistime në të gjitha garat për Gremion, ndërsa tek Inter Miami do të ribashkohet me Lionel Messin. /Gazeta Olle/

Shqipëria lëviz në drejtim të kundërt, bie Ligën C të Ligës së Kombeve

Muçi për supergolit ndaj Aston Villas: Jam krenar për veten dhe ekipin