Barcelona pa problem ndaj Valencias

Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga, në derbin përballë Valencias, duke e mposhtur me rezultat 2:0.

Golin e parë në këtë takim e shënoi sulmuesi uruguaian Luis Suarez. Në këtë ndeshje nga fillimi i takimit u paraqit edhe mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi.

Valencia kishte mundësi që të barazonte rezultatin në 1:1, por ishte Bravo i cili i mohoj një gjë të tillë pasi ndali penalltinë e Parejos.

Në minutat e fundit të takimit ishte Lionel Messi i cili gjeti golin për t’i dhënë skuadrës së tij epërsinë prej 2:0, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja