Suarez sulmon mediet angleze

Luis Suarez e ka mohuar faktin ta ketë kafshuar mbrojtësin e Mancheste Cityt, Martin Demichelis, gjatë ndeshjes së ditës së martë që Barcelona e zhvilloi ndaj anglezëve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Britanikët më kanë trajtuar mua si një rrugaç. A e kam kafshuar Demichelisin? Anglezët nuk dinë ta pranojnë humbjen, nuk e di pse ato medie bëjnë gjëra të tilla. Një gjë të vogël që e bën Suarez, bëhet gjithmonë e madhe, veçanërisht në Angli. Tifozëve të Liverpoolit iu jam falënderues gjithë jetën”. /Gazeta Olle