Suarez shokon Juventusin, kalon te Atletico Madrid?

Prej kohësh qarkullojnë lajme se Luis Suarez do të largohet nga Barcelona dhe destinacioni i tij i radhës do të jetë Juventusi.

Madje thuhet se është arritur edhe marrëveshja me kampionët e Italisë dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi.

Megjithatë e ardhmja e sulmuesit të Barcelonës tani ka marrë një drejtim tjetër.

Lojtari po vonon për të marrë pasaportë italiane dhe për këtë arsye ka nisur të shikojë edhe për skuadrat e tjera që interesohen për të.

Atletico Madrid e ndjek me kujdes Suarezin dhe trajneri Simeone dëshiron ta ketë në skuadrën e tij për sezonin e ri. T

huhet se madrilenët i kanë bërë lojtarit një ofertë më të mirë se Juventusi dhe e kanë bërë atë të mendojë një kalim në Madrid.