Pas ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Barcelonës (1:2), e zhvilluar në kuadër të fazës eliminuese të Ligës së Kampionëve, mediat britanike ‘sulmuan’ Luis Suarezin.
Disa nga këto media pretenduan se uruguaiani e kishte kafshuar Martin Demichelis gjatë një dueli, por kjo u demantua nga pamjet televizive.
Kurse, në mbrojtje ish sulmuesit të Ajaxit dhe Liverpoolit i ka dal trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.
“Për fat të keq, kjo është diçka normale në disa pjesë të botës që përdorin këtë lloj fushate kundër dikujt. Suarez tashmë e di se gjithmonë do të vëzhgohet, madje ai e ka thënë shumë herë se bëri një gabim”, ka deklaruar Enrique.