Suarez “kafshon” Cityn (VIDEO)

Luis Suarez sikur ka kafshuar Manchester Cityn, me dy golëshin e shënuar sonte. Ai realizoi në fitoren 2:1 të Barcelonës, në takimin e luajtur në “Etihad Stadium”.

Të dy golat, sulmuesi nga Uruguaji i shënoi  në pjesën e parë (16’ dhe 30’)

Në të dytën, Sergio Aguero realizoi golin ngushëllues në minutën 60.

Lionel Messi e humbi penalltinë në minutën e fundit të shtesës.

City e mbylli takimin pa Clichyn e ndëshkuar me kartonin e kuq (dy të verdhë).