Suarez gëzon Liverpoolin

Luis Suarez ka thënë se në Angli do të luante vetëm për Liverpoolin.

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka insistuar se nëse një ditë do të kthehej në Angli, atëherë do të luante vetëm për Liverpoolin.

“Ju kurrë nuk e dini në futboll, por nëse në të ardhmen luaj sërish në Angli, atëherë do të luaj vetëm me fanellën e Liverpoolit dhe jo të ndonjë skuadre tjetër”, tha Suarez për Gaol.

Suarez në 133 ndeshje për Liverpoolin ka shënuar 82 gola.