Suarez e pranon: Jemi lodhur

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka thënë se skuadra e tij është e lodhur pas fitores shumë të vështirë që e arriti në vikend kundër Valencias dhe në takimin e mesjavës kundër PSG në Francë.

Luis Suarez ka pranuar se Barcelona është duke vuajtur nga lodhja para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër PSG-s.

“Unë nuk jam i lënduar mirëpo jemi në një pozitë të sezonit ku duhet të kemi shumë kujdes me fizikun tonë”, tha Suarez për reporterët.

“Në takimin ndaj Valencia trajneri më zëvendësoi dhe mendoj se ishte vendim i drejtë pasi lojtarët janë më të freskët në skuadër”.

“Ne mund të shohim se Barcelona është e lodhur pas takimit ndaj Parisit”, përfundoi Suarez.