Suad Sahiti është prezantuar zyrtarisht te Llapi, ashtu siç kishte paralajmëruar Tahir Batatina ditë më parë.
Sulmuesi kosovar rikthehet në Kosovë pas tetë viteve e gjysmë, kur ishte së fundmi pjesë e Hajvalisë.
28-vjeçari gjatë kësaj kohe ka luajtur në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kroaci, Poloni, Bullgari dhe Greqi.
Sahiti ka nënshkruar kontratë me Llapin për një vit e gjysmë.
Njoftimi i plotë nga FC Llapi:
Ish-reprezentuesi i Kosovës, Suad Sahiti nënshkruan për 1 vit e gjysmë me Llapin
Klubi futbollistik Llapi njofton se Suad Sahiti është përforcimi më i ri i Llapit. 28-vjeçari ka firmosur sot kontratën që e mban lidhur me klubin deri në verën e vitit 2024.
Pas disa ditëve negociata me futbollistin, gjatë ditës së sotme është arritur marrëveshja finale për nënshkrimin e kontratës 1 vjeçare e gjysmë.
Sulmuesi i djathtë ka eksperiencë të pasur në Greqi, Bullgari, Poloni e së fundmi në Kroaci, ku ishte pjesë e skuadrës së Sibenikut.
Sahiti në vitin 2014 iu bashkua skuadrës së Rabotniçkit në Maqedoni, kurse tri vite më pas u transferua në Shqipëri tek Skënderbeu.
Pas një edicioni, sulmuesi i djathtë u transferua tek AE Larisa në Greqi, kurse karrierën e ka vazhduar edhe tek Semptevri Sofia (Bullgari) dhe Wisla Plock (Poloni).
Nga edicioni 2020/21, Sahiti luajti për Sibenikun në Kroaci kurse nga sot do i mbroj ngjyrat e KF Llapi.
Suadit i dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese me ngjyrat bardhekaltër të KF Llapi. /Gazeta Olle/