Strugës i buzëqesh fati në short, skuadra shqiptare mund të shkruaj historinë e futbollit maqedonas

Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet e “Play-Off” në kuadër të Ligës së Konferencës, aty ku skuadra shqiptare e Struga Trim Lum ka mësuar kundërshtarin, gjithnjë nëse në turin e tretë eliminatorë do ta kalonte skuadrën e Swift Hesperange nga Luksemburgu.

Nëse kuqebardhët dalin fitues me Hesperange nga Luksemburgu, do të ballafaqoheshin me skuadrën humbëse nga ndeshja mes boshnjakëve të Zrinjski dhe Breidablik nga Islanda, shkruan Gazeta OLLE.

Ndeshjen e parë në rast se Struga arrinë kualifikim në raundin final, do ta zhvillonte si vendas me datë 24 gusht, ndërsa atë kthyese një javë më vonë në fushën e kundërshtarit.

Asnjë skuadër nga Maqedonia Veriore nuk ka arritur të siguroj grupet e Ligës së Konferencës, ndërsa strugianët do të bëheshin të parët që përfaqsojnë futbollin maqedonas në nivelet më të larta evropiane.

UEFA delegon sërish Visar Kastratin për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e Ligës së Konferencës

Zyrtare: Florent Hadergjonaj transferohet te Alanyaspor