Struga tregon forcën përballë Gjilanit, e mposhtë me rezultat të pastër

Gjilani, është ndeshur me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Strugën,

Ndeshja ndërmjet ‘kuqebardhëve’ dhe Strugës, është zhvilluar në stadiumin “Gradska Plaza”, në qytetin e Strugës.

Rezultati i kësaj ndeshje miqësore i ka takuar skuadrës së Strugës, ku e kanë mposhtur Gjilanin me rezultat 2:0, nga dy pjesëlojët është shënuar nga një gol.

Të besuarit e Ismet Munishit, në këtë fazë do të zhvillojnë edhe dy ndeshje tjera miqësore me Rabotnickin dhe Skënderbeun.

Ndërsa, kujtojmë që dy ditë me parë gjilanasit kanë mposhtur Veleshtën me rezultat minimal 1:0.

Tjetër vetëvrasje në Uruguai, Emiliano Cabrera i jep fund jetës!

Zhegrova me asistim fantastik në fitoren e pastër të Baselit (Video)