Struga eliminon Budocnostin në spektaklin e shtatë golave, kalon në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

Struga shkruan historinë në Podgoricë dhe kalon për herë të parë një tur në kompeticionet evropiane.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut jo vetëm që administruan avantazhin 1-0 prej takimit të parë, por fituan edhe në Mal të Zi ndaj kundërshtarëve të Buducnost, me rezultatin 3-4.

Një festival golash në “Stadion Pod Goricom”, por në fund ishin të besuarit e Shpëtim Duros ata që avancuan më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-3.

Pas kualifikimit plotësisht të merituar, Strugën do të ndeshet me skuadrën nga Luksemburgu të Hesperange në turin e tretë të Conference League.

12 milionë euro! Ajaxi po e kompleton transferimin e portierit nga Kosova

Gjilani i largohet edhe kapiteni Besar Musolli