Struga “blindon” kreun, Shkupi kalon Shkëndijën dhe merr vendin e dytë

Shkupi e ka mbyllur me sukses takimin e raundit të 15-të të elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut. Skuadra shqiptare ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Skopje-s, ndërsa njëkohësisht vazhdon të afrohet me kreun.

Ishin miqtë ata të cilët gjetë të parët drejt rrjetës, me Nastevski-n që realizoi në minutën e 3’.

Megjithatë Shkupi gjeti barazimin në minutën e 19’ me Cephas, Margvelashvili shënoi golin e dytë në minutën e 22’, ndërsa në minutën e 51’ vendasit realizuan golin e tretë.

Pas këtij takimi Shkupi renditet në vend të dytë me 25 pikë, 5 më pak se Struga, por me kryesuesit që numërojnë një ndeshje më shumë. Teksa Skopje qëndron në vend të fundit me 6 pikë.

Struga-Shkëndija përfundoi me fitoren minimale 1-0 të vendasve. Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua nga Maleski në minutën e 40’.

Pas raundit të 15-të Struga kryeson me 30 pikë, teksa Shkëndija bie në vend të tretë me 24 pikë./ss/

Idrizi zbulon se çka nuk funksionoi te ekipi i tij në ndeshjen ndaj Dukagjinit

FIFA sjell rregullat e reja për penalltitë në Katar 2022