Kompania gjermane investon në projektin e klubit të Superligës

Trepça 89, ka njoftuar se sot ka prezantuar projektin për investim në infrastrukturë në skuadrën e tyre.

Presidenti i kësaj skuadre, Abedin Zeka sot ka qëndruar në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit Komunal në Mitrovicë, përcjellë Gazeta Olle.

Më poshtë njoftimi i plotë nga Trepça 89:

Sot në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës z. Agim Bahtiri u prezentua projekti për Investimin në Infrastrukturë ku prioritet do të jetë Akademia e KF Trepçës’89.
Falë angazhimit të Kryesisë së KF TREPÇA’89 FC konkretishtë Presidentit z. Abedin Zeka BEKI i cili sot ishte i shoqëruar nga anëtari i Kryesis z. Handi Zeka MAKI u bë edhe prezentimi i këtij projekti ku donator do të jetë z. Dieter Gerstung nga Kompania Gjermane Socces Q.

Presidenti Zeka falenderon Kabinetin e Kryetarit Bahtiri me bashkëpunëtor Nënkryetarin z. Faruk Mujka, Drejtorin për Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturë z. Naser Muja. Gjithëashtu Falenderon edhe z. Enver Muzliukaj Biznismeni i njohur Mitrovicas i cili njëkohësishtë përveq sukseseve në biznes është edhe President i Klubit Shqipëtar SC Drita Ludwigsburg.
Priten Investime edhe në të ardhmen.

Njoftim:Sot në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës z. Agim Bahtiri u prezentua projekti për…

Gepostet von KF Trepça '89 FC am Montag, 16. Dezember 2019