Strakosha merr leje nga Brentfordi për të gjetur skuadër të re

Thomas Strakosha pritet të largohet nga Brentfordi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra angleze Brentford i ka dhënë leje portierit shqiptar Thomas Strakosha për të gjetur një klub të ri në afatin kalimtar të janarit pasi është e gatshme ta lejoj huazimin e tij.

27-vjeçari tani po pret nëse do të ketë ndonjë ofertë për tu huazuar pasi dëshiron një skuadër ku do të jetë portieri i parë dhe do të ketë hapësira për të mbrojtur.

Sky News ka raportuar se Brentford do ta pranojë largimin e Strakoshës vetëm nëse oferta që do të vije për shqiptarin do të jetë e përshtatshme.

Menaxheri Thomas Frank po përgatitet për ndeshjen e Kupës FA ndaj West Ham United të shtunën, ku Strakosha pritet të bëjë startin e tij të dytë për klubin.

Deri më tani reprezentuesi shqiptar ka startuar vetëm në një ndeshje të Kupës dhe ende nuk ka luajtur asnjë minutë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Strakosha iu bashkua ‘bletëve’ në verë si lojtar i lirë pas largimit pas një kohe të gjatë nga Lazio.

Por sipas mediave italiane dhe atyre angleze e ardhmja e tij mund të jetë sërish në Serie A, ku ka disa skuadra që e pëlqejnë Strakoshën.

Sigal Prishtina rikthehen trajnerin turk Ahmet Kandemir

FFK cakton Kuvend të Jashtëzakonshëm, ka vetëm një pikë të rendit të ditës