Strakosha drejt transferimit në Premier League

Më kontratën në skadencë pas 5 muajsh, Thomas Strakosha tani është i lirë për të nënshkruar marrëveshje të re me klub tjetër.

Ai  është një hap larg ikjes nga Lazio dhe thuhet se ka disa admirues nëpër Evropë.

Në ditët e fundit klubi që ka qenë më i interesuar për portierin shqiptar është Watfordi.

Sipas “Sportmediaset”, kontaktet kanë nisur dhe po ecin mirë pasi oferta në tavolinë është tërheqëse ekonomikisht. Shumë nga zgjedhja e Strakoshës do të varet nga qëndrimi apo jo i “Bletëve” në Premier Ligë.

Nëse Watfordi bie në Championship, Strakosha nuk do ta pranonte domosdoshmërisht destinacionin.

Lajmi, megjithatë, që duhet të regjistrohet, është ai se Strakosha mund të largohet nga kryeqyteti falas, çka do të jetë një tjetër goditje për arkën e klubit.

Vetëm 27 vjeç, shqiptari mbetet një trashëgimi teknike dhe ekonomike nga e cila Lacio nuk diti të përfitojë.

Presidenti i KOK-ut takohet me zëvendësdrejtoreshën e Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik

Talenti i madh nga Kosova transferohet tek skuadra kroate Sibenik