Strakosha befason të gjithë me vendimin për të ardhmen

Nuk është mbyllur akoma përfundimisht çështja e rinovimit të kontratës së Strakoshës në kampin e Lazios.

Portierit shqiptar i skadon kontrata aktuale me klubin bardhekaltër në qershor, por gjatë kohëve të fundit duket se situata ka ndryshuar.

Strakosha është rikthyer titullar, por ajo që është më e rëndësishme nuk ka arritur asnjë marrëveshje me ndonjë skuadër tjetër, që të largohet në verë si lojtar i lirë.

Drejtuesit e Lazios po përgatiten për një takim me lojtarin për të diskutuar të ardhmen e tij. Dukej një diskutim i mbyllur, por në të vërtetë gjithçka është e hapur. Brenda 2 javëve drejtuesit do të takohen me Strakoshën dhe do ti bëjnë një ofertë për të rinovuar.

Shqiptari është i gatshëm që të rinovojë në se i ofrohen garanci teknike, sepse kërkon që të luajë dhe jo të qëndrojë në pankinë.

Zbulohen tri ekipet që e duan Ronaldon – portugezi drejt rikthimit në Serie A, por jo te Juventusi !

City fiton me rezultat të thellë në Portugali dhe tanimë mund të llogaritet skuadra e parë çerekfinaliste në CHL