Chelsea është ndalur duke luajtur baras me Burnleyn në shtëpi, 1:1. Brnislav Ivanoviq shënoi golin e parë për anglezët në minutën e 14-të, ndërsa barazimi erdhi nga Ben Mee që shënoi në minutën e 81-të.
Humbje ka pësuar Manchester United, që u mposht nga Sëansea në udhëtim 2:1. Mysafirët i dërgoi në epërsi Ander Herrera, ndërsa rikthimin vendës e vulosën Sung-Yueng Ki dhe Gomis.
E fitore prej të mëdhave shënoi Arsenali, që mundi Crystal Palacen në udhëtim 2:1 falë golave të Santi Cazorlas dhe Olivier Giroudit.