Stoke City nuk ka të ndalur, merr edhe futbollistin e Liverpoolit

Skuadra angleze Stoke City, është duke u treguar shumë e fuqishme në afatin kalimtar veror.

Së fundi trajneri Mark Hughes, ka konfirmuar se mbrojtësi i Liverpoolit Glen Johnson, do t’i bashkohet ekipit të tij.

“Johnson do të jetë lojtar i Stoke Cityt, ai është një futbollist me përvoj që do të na ndihmojë jashtëzakonisht shumë”, deklaroi Hughes.