Stivi Frashëri rikthehet në stërvitje pas incidentit në Gjilan

Stivi Frashëri tashmë është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Ballkanit.

Portieri numër një i suharekasve u godit në kokë nga një tifoz i Gjilanit, që e la atë për dy javë jashtë fushave të blerta, shkruan Gazeta Olle.

Frashëri tashmë është rikthyer stërvitjeve me “portokallezinjtë” për takimin mjaft të vështirë me Prishtinën në fundjavë.

Ballkani ka publikuar pamjet e stërvitjes së Frashërit në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Kujtojmë se në takimin e datës 3 prill në mes të Gjilanit dhe Ballkanit, Frashëri u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjilanit, për t’u liruar në orët e mbrëmjes të po asaj dite.

/Gazeta Olle/

Llapi dhe Drita sigurojnë ‘biletën’ për finalen e madhe të Kupës së Kosovës

Batatina pas kalimit në finale: Prishtina për mua ka qenë supë e pulës, supë e lehtë