Burime të Gazetasheshi.com bëjnë të ditur se Frashëri do të bashkohet me skuadrën nga Suhareka për stinorin e ri.
Gardiani pas përfundimit të marrëveshjes me durrësakët, nuk ka arritur një akord për vazhdimin e kontratës dhe ai tani do të vazhdoj një aventurë të re në Suharekë.
Prezantimi i tij pritet të bëhet gjatë këtyre ditëve në klubin e ri.
Frashëri është një portier shtatëlartë, i cili ka luajtur në klube të njohura të Shqipërisë, disa prej tyre janë Kukësi, Teuta, Flamurtari etj.