Stinori pranveror i Superligës nis më 27 shkurt  

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur sot se stinori pranveror i Raiffeisen Superligës do të fillojë më 27 shkurt të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, një javë më vonë do të nisin garat në Ligën e Parë.

Po ashtu, ditë më parë është caktuar edhe afati kalimtar i dimirit, që nis më 24 janar dhe zgjatë deri më 22 shkurt. /Olle/