Sterling refuzon një ekip të madh për Liverpoolin

Futbollistë të rrallë janë ata të cilët refuzojnë skuadrën e Real Madridit. Por, talenti i Liverpoolit, Raheem Sterling, duket se është i vendosur rreth vendimit të tij për të ardhmën. Sulmuesi i Kombëtares angleze dëshiron të vazhdojë karrierën në “Anfield Road” dhe nuk do të transferohet në ansjë klub tjetër.

 

Sterling po përgatitet të rinovojë kontratën me klubin anglez. “Jemi duke biseduar dhe shpresoj se shumë shpejt do të arrijmë marrëveshje”, ka thënë ai për të përditshmen britanike “The Guardian”.

Tashmë Real Madrid, cili ishte i gatshëm të paguante deri në 65 milionë funte për kartonin e Sterling, duhet të shikoj te ndonjë një sulmues tjetër