Faruk Statovci ka folur në Duelin Sportiv për derbin mes Llapit dhe Dritës.
Trajneri i njohur ka thënë se Llapin nuk e sheh për titull, derisa gara do të jetë mes Ballkanit dhe Dritës.
“Qysh me shku vota jem për Llapin, kur humb në shtëpi t’vet, s’ka logjikë kjo punë. Unë them me përgjegjësi të plotë se titulli i kampionit do të vendoset në Suharekë mes Ballkanit dhe Dritës”.
“Dëshira ime është të bëhet Drita, por nga ana sportive mendoj se Ballkani, pavarësisht që nuk po luan mirë”, tha Statovci në RTV Dukagjini.