Kombëtarja shqiptare ka një grup të jashtëzakonshë sulmuesish, edhe pse nuk arritën kualifikimin me kombëtaren në Katar 2022, shumica prej sulmuesve kanë pasur formë të mirë me skuadrat e tyre.
Gazeta OLLE ju sjellë Top 5 golashënuesit e Kombëtares, me klub dhe kombëtare.
5. Ernest Muci (Legia)
Muci në vitin 2021 ka tundur rrjetën e kundërshtarëve tetë herë, pesë gola me Legian, një gol me Tiranën dhe dy të tjerë me Kombëtaren u-21.
4. Rey Manaj (Spezia)
Sulmuesi i kombëtares ka shënuar 15-të gola në vitin 2021, duke treguar formë të me Barcelonën B, 12-të gola me Barcelonën, një gol me Spezia dhe dy të tjerë me Kombëtaren shqiptare.
3. Sokol Cikalleshi (Konayaspor)
Qendër-sulmuesi Sokol Cikalleshi ka treguar ndeshje të mira dhe shumë herë ka qenë vendimtar në ndeshjet e Konayaspor, për gjatë vitit 2021 Sokol Cikalleshi ka shënuar 13-të herë me Konayaspor dhe dy herë të tjera me Kombëtaren shqiptare.
2. Armando Broja (Southampton)
Armando Broja me kalimin e kohës u bë njëri nga bomberët kryesor të Kombëtares shqiptare dhe klubit të Southampton, për gjatë vitit 2021 super sulmuesi Armando Broja arriti të shënonte 15-të gola.
Gjashtë gola me Vittesen, gjashtë me Southampton dhe tre të tjerë me Shqipërin.
1. Myrto Uzuni (Ferencvarosh)
Myrto Uzuni ka shënuar 34 herë me klub dhe Kombëtare, pas një super viti ai zgjedh lojtari më i mirë në Hungari, 32 gola e mabjnë firmën e super sulmuesit shqiptar me Ferencvarosh për vitin 2021, ndërsa me Kombëtaren ka arritur të shënoj vetëm dy gola.
/GazetaOLLE/