Statistikat e lojtarëve të Përfaqësueses

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ka bërë të ditur listën për dy ndeshjet me Werder Bremenin dhe Eintracht Frankfurtin. Ai ka ftuar disa lojtarë që janë në formë të mirë, ndërsa ka edhe prej atyre që kanë pak minuta në këmbët e tyre. Ligat skandinave ende nuk e kanë filluar aktivitetin e tyre, ndërsa lojtarë si kapiteni Anel Raskaj, mbrojtësit Ilir Berisha dhe Avni Pepa ende nuk e kanë zhvilluar asnjë ndeshje.

Bie në sy edhe treshja e Union Berlinit, ndërsa vetën Eroll Zejnullahu ka minuta më shumë në këmbë.

Të ftuar ka lojtarë si Julian Biblekaj, Dren Feka e Bersant Celina, që ende nuk ka debutuar në ndonjë ndeshje zyrtare me skuadrat e tyre të para. Sa i përket moshës së tyre ata kanë zhvilluar ndeshje të kënaqshme.

Shqetësuese është edhe minutazha e portierit titullar, Samir Ujkani, i cili nuk ka mbrojtur për asnjë minutë në këtë kampionat me Palermon.

Lista

Portierë: Samir Ujkani (Palermo), 0 ndeshje – 0 minuta, Julian Biblekaj (Eintracht Frankfurt), 2 ndeshje, 180 minuta (U-19), Altik Muhaxhiri (Vëllaznimi), 2 ndeshje, 180 minuta.

Mbrojtës: Loret Sadiku (Mersin), 20 ndeshje, 1173 minuta, 1 gol,  Avni Pepa (IBV Vestmannaeyjar), 0 ndeshje, 0 minuta, Ilir Berisha (Gefle), 0 ndeshje, 0 minuta, Kristian Nushi (Witherturn), 9 ndeshje, 339 minuta, 1 gol, Dren Feka (Hamburg), 17 ndeshje, 1076 minuta, 1 gol, Fanol Përdedaj (Energie Cottbus), 26 ndeshje, 2221 minuta.

 Mesfushorë: Anel Rashkaj (Sandnes), 0 ndeshje, 0 minuta, Milot Rashica (Kosova V.), 2 ndeshje, 180 minuta, Eroll Zejnullahu (Union Berlin), 15 ndeshje, 627 minuta, Valmir Sylejmani (Union Berlin), 2 ndeshje, 46 minuta, Besar Halimi (Stuttgarter Kickres), 29 ndeshje, 2494 minuta, 2 gola, Enis Alushi (St. Pauli) 13 ndeshje, 680 minuta, Bersant Celina (Manchester City U-19), mbi 20 ndeshje – mbi 10 gola.

Sulmues: Erton Fejzullahu (Beijing Guoan), 2 ndeshje, 105 minuta, 1 gol, Donis Avdiaj (Sturm Graz), 6 ndeshje, 206 minuta, asnjë gol, Bajram Nebihu (Union Berlin), 106 minuta, 5 ndeshje, asnjë gol.