Statistikat e jashtëzakonshme të Gjimshitit ndaj Interit, mbrojtësi shqiptar e neutralizoi Lukakun

Atalanta u mposht minimalisht nga Interi ditën e sotme, në një ndeshje ku mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti ishte me të vërtetë fenemonal.

Mbrojtësi shqiptar ishte me të vërtetë spektakolar, me atë që tregoi në fushën e lojës, duke neutralizuar totalisht sulmuesin kryesor të Interit, Romelu Lukaku, teksa në pjesën e parë i hoqi edhe dy raste për gol belgut.

Pas Skriniarit që është zgjedhur njeriu i ndeshjes, për shkak të golit vendimtar që shënoi, Gjimshiti është zgjedhur si lojtari më i mirë te Atalanta dhe i dyti më i miri i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 7.7 nga “SofaScore”.

Shqiptari luajti për 81 minuta në këtë ndeshje, duke bërë katër spastrime nga zona, bllokoi dy gjuajtje, kishte dy ndërhyrje vendimtare, teksa fitoi edhe katër duele ajrore.