Statistika katastrofike të Falcaos ndaj Prestonit

Radamel Falcao vazhdon të zhgënjejë me formën e tij nën fanellën e Manchester Unitedit. Ai dështoi plotësisht edhe në ndeshjen e Kupës FA të Anglisë, që Unitedi e fitoi ndaj Prestonit në udhëtim, 3:1

Për 60 minuta sa ishte në fushë, Falcao nuk e bëri asnjë goditje drejt portës, asnjë goditje jashtë portës dhe asnjë asistim për t’i futur në rast shokët e skuadrës.

Numra katastrofik për një sulmues që pretendohet të jetë ndër më të mirët në botë, apo jo? /Gazeta Olle