Starti i paqëllimshëm i Dubovës dënohet njëjtë me gjestin anti sportiv të Kushtrim Shabanit – dy lojtarët padrejtësisht marrin dënim të njëjtë

Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.10.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave.

Bien në sy vendimet për dy futbollistët, Kushtrim Shabanin e Llapit dhe Muhamet Dubova të Gjilanit, shkruan Gazeta Olle.

Shabani ishte ndëshkuar me të kuq direkt pasi qëllimisht dhe në mënyrë anti-sportive shqelmoi lojtarin kundërshtar në zonën e rreptësisë, dhe për këtë është dënuar me vetëm dy ndeshje mos lojë.

Në anën tjetër, çuditërisht, dënim i njëjtë është caktuar edhe për Dubovën, edhe pse ishte ndëshkuar me të kuq pas një ndërhyrje të paqëllimshme.

Vendimet e plota të Komisionit disiplinor: 

Lojtari i FC ”Llapi” me nr fanelle 23 Kushtrim Shabani dhe nr ID.000816M97. Në minutën 58 shqelmon lojtarin kundërshtar në zonën e rreptësisë derisa topi ishte në lojë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Lojtari i SC ”Gjilani” me nr fanelle 21, Muhamet Dubova dhe nr ID.000960M01. Ndërhyrje e rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini – Drita. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuara nga FFK.

/Gazeta Olle/

Opozita nuk e voton propozimin e komunës së Prizrenit për t’i ndihmuar klubet sportive

E akuzoi rëndë gjyqtarin në ndeshjen ndaj Gjilanit – Batatina dënohet me gjobë