Start i dobët në Superligë, Ulpiana tani ka një mesazh për tifozët e saj

Start jo i mirë në Superligë, por që klubi i Ulpianës ka një mesazh të qartë për ndeshjet në vazhdim.

Klubi nga Lipjani ende nuk ka gjetur pikët e plota në elitë, pasi në katër ndeshjet e para ka arritur një barazim dhe tre humbje.

Kaltërbardhët përmes një postimi në faqen e tyre kanë njoftuar se së shpejti do të kthehen edhe të fitorja.

“Rrini të qetë, shumë shpejt do të rikthehemi tek fitorja”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ulpiana në xhiron e pestë udhëton në Gjilan, derisa do të përballet me kuqebardhët ditën e diele.

Kush ka më shumë para, Michael Jordan apo LeBron James?

Basketbolli sot sjell derbin e rivalëve të vjetër