Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit.
Dikur, ky stadium ishte në një gjendje të tillë që mezi përmbushte kushtet për zhvillimin e ndeshjeve të futbollit kosovar, shkruan Gazeta OLLE.
Terreni i vështirë dhe mungesa e infrastrukturës moderne ishin sfida të mëdha për klubet dhe lojtarët, të cilët përballeshin me kushte jo të favorshme për lojë.
Megjithatë, me investimet e fundit, stadiumi është shndërruar në një hapësirë sportive që përmbush standardet ndërkombëtare.
Këto përmirësime kanë hapur dyert për organizimin e ndeshjeve evropiane, duke e bërë stadiumin një qendër të rëndësishme sportive në Kosovë.
Nga terreni i mirëmbajtur deri te kapaciteti i rritur për tifozët, gjithçka ka ndryshuar për mirë.
Ky transformim jo vetëm që ka ndikuar në përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në vend, por ka rritur edhe ambiciet e klubeve kosovare për të konkurruar në arenën ndërkombëtare.