Stadiumi “Zahir Pajaziti” merr pamje fantastike, ja kur do të bëhet mbjellja e barit natyral (VIDEO)

Fusha e stadiumit “Zahir Pajaziti” po merr pamje të re dhe evropiane.

Tashmë ka mbetur faza finale e përfundimit të projektit, ku do të bëhet mbjellja e barit natyral, shkruan Gazeta Olle.

“Gjithçka gati për ditën e shtune kur do bëhet mbjellja e barit natyral nga ekspertët e kompanisë Iren limited sirketi”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Sot u bë edhe testimi i sistemit të ujitjes, ku edhe përmes videos së publikuar shihet se funksionon në për mrekulli.

Skuadra e Batatinës ndeshjet si vendas në këtë fillim të kampionatit është duke i zhvilluar në stadiumin e Merdares.

/Gazeta Olle/ 

Mërgim Berisha arrin marrëveshje me Fenerbahcen

Zbulohet personi me ndikim të madh që i tha Al Khealifit mos ta shesë Mbappen