Stadiumi tanimë i harruar, MKRS njofton se do të rinovohet palestra e sporteve në Gjilan

Ka vite që qytetarët e Gjilanit po presin rinovimin e stadiumit të qytetit, por kjo nuk po ndodhë pasi aty nuk kanë nisur ende punimet.

Premtimet të mëdha ka pasur nga të gjitha pushtetet, por kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni e kishte bërë fakt të kryer në vitin 2021 se derbi Drita – Gjilani do të zhvillohet në stadiumin e rinovuar.

Jemi në vitin 2024 dhe nuk ka shpresë që ky stadium të jetë i gatshëm për ndeshje së paku edhe një vit, derisa MKRS ka njoftuar se tani janë ndarë mjetet për rinovimin e palestrës ‘Bashkim Selishta – Petriti’.

Gjithsesi komentet e shumta në Gjilan janë ironizuese pasi qytetarët e kësaj komune nuk po i besojnë më premtimeve.

Njoftimi i plotë nga MKRS:

Palestra e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan do të rinovohet dhe do të ofrojë kushte moderne për sportistët.

Për këtë sot është nënshkruar momorandum bashkëpunimi nga sekretari i MKRS-së, Xheladin Krasniqi dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në praninë e ministrit, Hajrulla Çeku dhe drejtorit të sportit në MKRS, Ibër Alaj.

Ky projekt është investim i përbashkët i ministrisë dhe komunës në vlerë 2.3 milionë euro.
Përmirësim i infrastrukturës sportive në gjithë vendin është njëri ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Sportit. /Gazeta Olle/

Kosova U17 pëson humbje nga Islanda, rikthehet në Ligën B

Një nga më të dalluarit, legjenda Rui Costa ia vazhdon kontratën yllit shqiptar te Benfica