Stadiumi i Prishtinës bëhet kuq e zi (FOTO)

Pjesë perëndimore e stadiumit të Prishtinës është bërë sot kuq e zi, në përvjetorin e shtatë të Pavarësisë së Kosovës.

Janë tifozeria Plisat që e kanë shpalosur flamurin, i cili nesër mbrëma do të shpaloset edhe në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Të mërkurën, Sigal Prishtina pret malazezët e Sutjeskas, në kuadër të Ligës Ballkanike të basketbollit, dhe me këtë rast skuadrën mysafire e presin shumë “befasi”. (Gazeta Olle)