Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka shpërndarë pamje nga stadiumi “Fadil Vokrri”, ku fusha shihet në gjendje perfektë.
Ajo po bëhet gati për ndeshjen e së premtes, kur Kosova ndeshet me Rumaninë në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Ballkani.info.
“Përgatitje maksimale e të gjithë ekipit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Fusha e re e gatshme për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve”.
“Ta nisim me këmbë të mbarë këtë garë. Ftoj të gjithë tifozët për përkrahje maksimale të yjeve tona”, ka shkruar Ademi.
View this post on Instagram