Stadiumi në Merdarë merr pamje të re pas intervenimit nga Llapi

Skuadra e Llapit ndeshjet si vendas po i zhvillon në stadiumin e Merdares.

Kjo sepse punimet janë duke vazhduar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku po bëhet vendosja e barit natyral, shkruan Gazeta Olle.

Megjithatë, për shkak se edhe fusha në Merdarë ishte në gjendje të rëndë, ishte i domosdoshëm intervenimi në të, në mënyrë që të krijoheshin kushtet optimale për lojë.

Andaj, pas punës intensive nga Llapi, tashmë kjo fushë duket se është përmirësuar dhe do të jetë më e përshtatshme të zhvillohen ndeshjet në të.

“Pas disa ditëve punë intensive, fusha e stadiumit në Merdarë në të cilën i zhvillojmë ndeshjet si vendas, ka filluar të përmirësohet dhe pamjet e para janë një sinjal i mirë se kjo fushë do të jetë krejtësisht ndryshe në ndeshjet e radhës të cilat rifillojnë nga data 12 shtator”, thuhet në njoftimin e klubit. /Gazeta Olle/

Mund të jetë një imazh i bar dhe re

Mund të jetë një imazh i bar

 

Kompletohet kalimi i Rey Manajt në Serie A

Jetmir Topalli bëhet me skuadër të re