Stadiumi ‘Liman Gegaj’ në Malishevë merr pamje mahnitëse pas rinovimit

Stadiumi ‘Liman Gegaj’ në Malishevë ka marrë formë të mrekullueshme pas rinovimit.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pamjet nga Liman Gegaj i cili tanimë ka dy tribina, ku njëra nga to është me mbulojë.

Malisheva nuk ka luajtur në këtë stadium këtë edicion shkaku i rinovimit dhe së shpejti pritet të rikthehet në shtëpinë e saj.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Finalizohet një tjetër fushë me standardet më të larta.

Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë tashmë në gjendje të shkëlqyeshme.

Vazhdojmë nga projekti në projekt duke e përmirësuar infrastrukturën e futbollit në çdo cep të vendit. /Gazeta Olle/ 

Ballkani triumfon në derbi ndaj Llapit, Malisheva merr tre pikë në udhëtim te Liria

Muriqi vazhdon shkëlqimin në La Liga, tjetër gol me fanellën e Mallorcas