Stadiumi iu përmbys nga shiu, skuadra kosovare nis stërvitjet në fushë të mbyllur

KF Istogu ka filluar stërvitjet e para për stinorin pranveror.

“Troftat” janë në mesin e skuadrave që pretendojnë inkuadrimin në Superligë, teksa ata janë poashtu edhe në garë për Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Por, për shkak të temperaturave të ulëta dhe gjendjes së fushës, skuadra është detyruar që stërvitjet t’i fillojë në fushë të mbyllur.

Tre javë kanë pasur në dispozicion futbollistët e këtij klubi për të pushuar.

Ata tashmë do të nisin një fazë intensive stërvitore për të qenë gati që me 10 shkurt të përballen në Kupë kundër Gjilanit./GazetaOlle/