Stadiumi i qytetit në Ferizaj merr pamje të re

Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e xhiros së dytë në Ligën e Parë të Kosovës.

E nga kjo javë stadiumi i qytetit në Ferizaj ka marrë pamje të reja, pasi drejtuesit e klubit bardhekaltër kanë bërë disa ndryshime.

Ky stadium tanimë e disa javë është bërë me reflektorë, derisa tani klubi ka bërë disa ndryshime në hyrje të tij.

Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje i FC Ferizaj:

Stadiumi i qytetit me pamje të re!

Klubi ynë çdo dite e më shumë po organizohet në të gjitha aspektet, kësaj here stadiumi i qytetit ka marrë një pamje të re.

Bordi drejtues ka vendosur banera, sponzorin e ligës së parë dhe faqet zyrtare të klubit tonë në rrjetet sociale, në hyrje të stadiumit.

Çdo dite e më shumë FC Ferizaj po bëhet një klub serioz, duke i kushtuar rëndësi të madhe infrastrukturës dhe ambientit të stadiumit.

/Gazeta Olle/

“Unë jam gati” – Ronaldo rikthehet në Old Traford dhe nënshkruan kontratën me Djajtë e Kuq

Shqipëria dhe ëndrra e Botërorit – Nga Serbia te Zvicra, ja gjashtë kundërshtarët e mundshëm në ‘Play-Off’