“Stadiumi i Llapit do të jetë ndër më të bukur në vend”

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpëtim Bulliqi ka vizituar stadiumin e Llapit ‘Zahir Pajaziti’, ku po vazhohet me punime.

Llapjanët janë duke e ndërruar barin nga artificial në natyral dhe po rinovohet edhe më tej stadiumi.

E i pari i komunës së Podujevës ka parë nga afër punimet në këtë stadium.

Ai ka thënë ndër të tjera se stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ do të bëhet ndër më të bukurit në Kosovë.

Postimi i plotë i tij:

Para disa ditësh është bërë mbjellja e barit natyral në stadiumin e K.F Llapi, kurse unë sot kam vizituar punimet që janë duke u zhvilluar në stadium nga kompania punëkryerse. Pas 10 dite pritet të mbillet në tërësi bari natyral që do t’i jap pamje shumë të bukur stadiumit “Zahir Pajaziti”.

Tash do ta kemi një prej stadiumeve më të bukura në vend dhe që i plotëson të gjitha standardet evropiane.

Uroj të përmirësohet situata me pandeminë e t’i kthehemi tribunave për ta mbështetur skuadren tonë të zemrës, K.F Llapi”, shkroi Bulliqi në Facebook. /Gazeta Olle/

Delegohen gjyqtarët për javën e dytë në Ligën e Parë

Zyrtare: Behar Topalli transferohet te BB Llapi