Stadiumi i “harruar” i Vllaznisë së Pozheranit (Video)

Anipse gurthemeli ishte hedhur në vitin 2018, punimet në stadiumin ‘Ibrahim Kurteshi’ në Pozheran ende nuk kanë përfunduar.

Ky fakt po e penalizon jashtë mase skuadrën e Vllaznisë së Pozheranit.

Për arsye se ndeshjet dhe stërvitjet është e detyruar t’i zhvillojë në stadiumin e fshatit Sadovinë të komunës së Vitisë.

Rreth kësaj çështje për RTV Dukagjinin kanë folur drejtori i skuadrës, Agon Pira dhe drejtori për sport në komunën e Vitisë, Valmir Sahiti.

Teksa, në pyetjet e televizionit nuk kanë kthyer përgjigje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Për më shumë mund të shikoni videon e mëposhtme:

Zyba: Atmosfera brenda grupit është fantastike, kemi kualitet të marrim rezultat pozitiv ndaj Zvicrës

U hodh shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës për femra