Klubi futbollistik, Drenica ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i tribunës veriore të stadiumit “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Drenica ishte pjesë e Superligës së Kosovës për vite me radhë, mirëpo pas rezultateve jo të mira, këtë edicion po garon në Ligën e Parë te Grupi A.
Drenica përmes një postimi në Facebook, kanë shkruar se ky projekt komunal do t’i jap pamje të mirë dhe stadiumit, por edhe qytetit.
“Sot , kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura së bashku me zv. kryetarin, z. Sami Lushtaku, kanë ndjekur nga afër fillimin e punimeve për ndertimin e tribunës veriore të stadiumit ‘Bajram Aliu’.
Një projekt komunal i cili do t’i jap pamje mjaft të mirë jo vetëm stadiumit por edhe qytetit pasi nga ana tjetër do të ndertohen edhe objekte afarizimi.” thuhet në njoftimin e Drenicës.
Postimi i plotë nga Drenica:
Edhe Komuna e Skenderajt përmes një postimi në Facebook ka publikuar planet për projektin e ndërtimit të qytetit, ku pjesë e projektit të trasformimit të pjesës më të frekuentuar në qytetin e Skenderajit, përfshin edhe ndërtimin e kësaj tribune.