Stadiumi gjigant me parking për autobusë

Stadiumi “Mane Garrincha” u kushtoi brazilianëve 525 milionë dollarë për ta ndërtuar por e ka kryer qëllimin e tij vetëm pak herë. Që pas përfundimit të Botërorit 2014 janë luajtur vetëm dy ndeshje miqësore me jo më shumë se 10 mijë tifozë nga 72 mijë vende që ka në dispozicion.

Duke qenë se ai ka një kosto mujorë për mirëmbajtjen rreth 200 mijë dollarë, drejtuesit e stadiumit e kanë kthyer në një garazh. Aty parkohen çdo ditë 400 autobusë urbanë të qytetit Brasilia.

176521